Futboll

Gjilani shijon fitore

 

Gjilani I është kthyer fitoreve, kësaj radhe në ballafaqim me Vllazninë e Pozharanit që është e fundit në tabelë. Ekipi që drejtohet nga Arbnor Morina, shkarkimin e të cilit gjatë tërë kohës e ka kërkuar një pjesë e Skifterëve, nuk e ka pritur fundin e ndeshjes që të shënojë edhe pse goli u arrit tejet vonë dhe sërish nga një mbrojtës.

Pjesëloja e parë u dominua nga vendasit, pos ishin mysafirët që patën raste më të mira shënimi. Bile Bilgin Maliqi, pas një gjuajtje të fortë e qëlloi traversen.

Gjilani rastin në të mirë në pjesën e dytë e ka patur nëpërmjet afrikanit Mbella, gjuajtjen e të cilit e priti portieri mysafir Arlind Gashi. Ai ndali edhe gjuajtjen e Aliut në minutën 74, kurse u dorëzua katër minuta më vonë, kur pësoi pas një gjuajtje të mrekullueshme të Thaçit.

Një ndërhyrje e palejueshme nga një pozitë ballore u dha për Gjilanin, reprezentuesi Thaçi mori përsipër që ta jap atë dhe për mrekulli qëlloi këndin e majtë të pambrojtur.

Deri në fund të ndeshjes, Gjilani ia doli që ta ruaj rezultatin dhe Gjilani arriti fitore që i siguron pozitën e katërt në tabelë.

You Might Also Like