Futboll

Gjilani i shkon Trepçës

Në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor, KF Gjilani do të ketë një udhëtim në Mitrovicë, ku do të përballet me Trepçën, ekip ky që nga ndërrimi i kryetrajnerit ka nisur të shënojë rezultate të mira e befasinë më të madhe e bëri këtë fundjavë kur mposhti Besën në Pejë.

Edhe Gjilani në javët e fundit ka rezultate pozitive, ngase pas barazimit në terren të huaj, ia doli që për herë të parë në historikun e klubit, të ndërpresë serinë e zezë pa fitore ndaj ekipit kryeqytetas dhe të shënojë fitore ndaj Prishtinës, të cilën edhe e hoqi nga pozita e parë.

Për momentin Trepça radhitet në pozitën e njëmbëdhjetë me 12 pikë të tubuara, derisa Gjilani është i gjashti me 22 pikë të tubuara.

You Might Also Like