Futboll

Gjilani sjell brazilianin Meireles

Tre lojtarëve nga Shqipëria, tek FC Gjilani u është bashkëngjitur edhe braziliani Lucas Marcos Meireles, i cili së fundi ka luajtur në kampionatin e Maqedonisë, në klubin e Renovës.

Gjilani që kishte humbur shumë lojtarë këtë verë, tashti me angazhimin e Sallah Sherifit në postin e drejtorit sportive është kthyer furishëm dhe pritet që sërish të luaj rol me rëndësi në Superligën e Kosovës në futboll.

You Might Also Like