Futboll

Gjilani sjell ish-reprezentuesin e Guatemalës, Wilber Mauricio Perez Medrano

 

Në Klubin e Futbollit Gjilani sivjet u bënë shumë ndryshime. Dhjeta lojtarë janë sjell jashtë Kosovës, duke nisur që nga Shqipëria, Brazili, Trinidad Tobago e së fundi edhe nga Guatemala.

Përforcimi më i ri është Wilber Mauricio Perez Medrano, qendërsulmues, i cili për një kohë ka luajtur edhe për reprezentacionin e Guatemalës. Përforcimin e ka prezantuar Sallah Sherifi, drejtor i klubit. Sipas tij, ish reprezentuesi i përfaqësueses së Guatemalas në skuadrën e Gjilanit vije nga skuadra e Sanarate FC nga kampionati i Guatemalas. Ai karrierën e tij si futbollist e zhvilloi në shtetin e tij amë.

Lojtari gjithashtu ka 5 paraqitje për kombëtaren e tij,  duke i luajtur që të gjitha ndeshjet.

 

You Might Also Like