Gjilan

Gjilani do të realizoj edhe fazën e katërt të dezinsektimit hapësinor

Gjilan, 21 gusht 2017 – Komuna e Gjilanit, në orët e mbrëmjes së ditës së nesërme do të nis fazën e katërt të dezinsektimit hapësinor e cila do të zgjas katër ditë me radhë për eliminimin e insekteve.

Me këtë rast drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka informuar qytetarët për këtë angazhim që bënë Komuna e Gjilanit në kuadër të këtij projekti që është realizuar në tri faza deri në këtë kohë dhe tani është faza e katërt.

“Drejtoria jonë, së bashku edhe me operatorin ekonomik ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e fazës së katërt të dezinsektimit të hapësirave publike në gjithë Komunën, duke përfshirë edhe qytetin edhe fshatrat. Kemi qëllim eliminimin e të gjitha llojeve të insekteve që janë penguese për qytetarët e Gjilanit, kryesisht gjatë ditëve me mot të nxëhtë dhe në kohën e mbrëmjes”, ka thënë drejtori Hajrullahu.

Hajrullahu ka apeluar te bletarët që t’i mbajnë të mbyllura bletët gjatë kohës sa bëhet dezinsektimi, ngase materiali i cili përdoret për t’i eliminuar insektet, mund të jetë i dëmshëm për bletët.

You Might Also Like