Futboll

Gjilani tërheq ankesën, do të luaj kundër Prishtinës

Gjilani është dashur të përballet me Prishtinën në xhiron e parë të Kampionatit të Kosovës në Futboll, por kjo ndeshje ishte shtyrë, ngase Stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri” nuk ishte pranuar teknikisht.

Gjilani ka bërë ankesë kur iu tha se ndeshja do të luhet në një termin tjetër dhe bëri ankesë, duke kërkuar që në tavolinë të marr tri pikë, por gjërat kanë ndryshuar pas një takimi që krerët e Gjilanit patën me krerët e FFK-së.

Ja postimi i plotë i SC Gjilani:

 

Sot në orët e pasdites me kerkesë të Kryetarit të FFK-s z. Agim Ademi është zhvilluar një takim mes tij dhe kryetarit të SC Gjilani z.Florim Zuka. Temë diskutimi në ketë takim ishte shtyrja e ndeshjes në mes të FC Prishtines dhe SC Gjilanit. Pas kërkesës së z. Ademi , Kryetari Florim Zuka ka marrë vendim që SC Gjilani të tërhiqet nga ankesa dhe të pranoj zhvillimin e ndeshjes në një orar të përshtatshëm për të dy ekipet.
Shtyrja e kesaj ndeshje ka qenë tëresisht e kundërligjshme dhe e drejta është në anën e SC Gjilanit, mirepo për hirë të zhvillimit sa me normal të kampionatit dhe për respektin ndaj Kryetarit të FFK-s z. Ademi, SC Gjilani tërhiqet nga ankesa me bindje se situatat e tilla nuk do të përseritën më.
Kryetari Zuka faleminderon të gjithë Skifterat për mbështetjen e parezervë që i kan ofruar ekipit gjatè tërë kohës.
Bashkë drejt sukseseve…

You Might Also Like