Futboll

Gjilani triumfon në miqësoren përball Drenicës

Durrës 19 Janar-Kuq e bardhët  kanë triumfuar me rezultat 3 me 1, në duelin testues në përballjen e sotme kundër Drenicës në Durrës.
Golat e skuadrës erdhën në pjesën e dytë të takimit, për të cilët u kujdesën, Qëndrim Dautaj me një dhe Darko Nikaç me dy gola të shënuar.
Edhe në miqësoren e sotme kryetrajneri, Bylbyl Sokoli, i inkuadroi të gjithë futbollistët në ndeshje, duke shfrytëzuar në maksimum këto duele testuese për të parë formën e futbollistëve para nisjes së pjesës së dytë kampionale të këtij edicioni.
Formacioni startues:
Ruçi(Koliçi), Kastrati (Fustar), Rapa(Veliu), Govori(Halili), Dallku(Sorsa), Keita Aziz(Musolli), Kelmendi(Useini) Dubova(Dautaj), Çyrbja(Progni) Ramadani(Hajdari), Bushiq (Nikaç).

You Might Also Like