Futboll

Gjilani triumfon në testin e radhës

Gjilani triumfon në testin e radhës kundër 2 Korrikut
Durrës 24 Janar-Kuq e bardhët sot kanë zhvilluar edhe një takim tjetër miqësor, ku për kundërshtar kishin skuadrën e 2 Korrikut.
Ndeshja mes skuadrës sonë dhe asaj kryeqytetase u mbyll në shifrat 3 me 0.
Golat e takimit u shënuan nga Gerhard Progni, Qëndrim Dautaj dhe Ardit Hila.
Sikurse edhe në ndeshjet e kaluara, kryetrajneri i skuadrës edhe sot inkuadroi të gjithë futbollistët që ka në dispozicion, me të cilët mbeti i kënaqur nga impenjimi i tyre në këtë ndeshje dhe në të gjithë fazën përgaditore në përgjithësi.
Vlenë të ceket se në këtë ndeshje u inkuadrua edhe Keita Razak, i cili tashmë ka kaluar lëndimin i cili e detyroi të pauzonte për disa muaj.
Formacioni startues:
Koliçi, Halili, Fustar, Veliu, Rapa, Hila, Useini, Musolli, Progni, Hajdari, Bushiq.

You Might Also Like