Futboll

Gjilani triumfon përball Renovës

Mavrovë, 28 Korrik 2019-Kuq e bardhët e Gjilanit kanë triumfuar me rezultat 3 me 2, në ndeshjen testuese kundër skuadrës nga Maqedonia Veriore, atë të Renovës.

Në këtë takim Gjilani u ndodh në disavantazh 2 me 1 pas pjesës së parë, por pjesa e dytë foli për kuq e bardhët, të cilët kthyen rezultatin në favor të tyre duke triumfuar në takimin e sotëm.

Golat për Gjilanin i realizuan, Keita Aziz në fraksionin e parë të lojës saktësisht në minutën e 40-të, futbollisti nga Bregu i Fildisht hapi serinë e golave për Gjilanin.Goli i dytë erdhi nga Qëndrim Dautaj në minutën e 62-të, i cili arriti ti nivelizoi shifrat me golin e tijë në ndeshjen e sotme.

Ndërkohë goli i fundit dhe i fitores u realizua nga futbollisti më i ri i skuadrës kuq e bardh, Tomislav Bušič, i cili debutoi me gol në fanellen e Gjilanit kësisoj duke i dhënë fitore skuadrës së Gjilanit në minutat shtesë të takimit.

Futbollistët edhe në takimin e sotëm përball Renovës shfaqën lojë të bukur dhe formë të lartë, tregues se skuadra po punon mjaftë mirë, prag fillimit të kampionatit të ri garues në Ipko Superligë.

You Might Also Like