Futboll

Gjilani u kthehet fitoreve

Gjilani ka harruar humbjen e thellë të pësuar në Drenas ndaj Feroniklit dhe i është kthyer fitoreve, kësaj radhe duke fituar në terrenin shumë të vështirë të Llapit në Podujevë, me rezultat 0:1.

Në një ndeshje, në të cilën mbrojtja ka funksionuar shumë më mirë se në ndeshjen e kaluar, Gjilani mirë u mbajt në pjesën e parë, kurse në pjesë të dytë ishte më i rrezikshëm se kundërshtari.

Kapiteni Ylber Kastrati në qendër të mbrojtjes dhe Erlis Frashëri, mbrojtës i djathtë kanë kthyer sigurinë e dikurshme në mbrojtje dhe kjo rezultoi me sukses.

Në fakt, Gjilani ka mundur që më herët të kaloj në epërsi, pasi që në minutën 51, Haliti preku topin me dorë në brendi e gjyqtari dha penalti.

Fiton Hajdari mori përgjegjësinë për të gjuajtur, por ai tërësisht huqi portën.

Në minutën 62, pas një kundërsulmi të shpejtë nga e djathta, Progni shpërtheu dhe në brendi shërbeu malazezin Darko Nikaq, i cili nga afërsia e futi topin në rrjetë për rezultatin 0:1, që doli të jetë rezultati përfundimtar, ngase deri në fund Gjilani diti t’a ruaj atë.

Formacionet:

Llapi: Nava, Idrizi, Prençi, Haliti, Alban Ramadani, Arbnor Ramadani, Selami, Shabani, Peposhi, Veliu, Januzi. Kryetrajner: Tahir Batatina

Gjilani: Koliçi, Frashëri, Kastrati, Veliu, Ferreira, Rapa, Aziz, Hila, Hajdari, Progni, Nikac. Kryetrajner: Gentjan Mezani

Gjyqtarë: Burim Jahmurtaj, Lumturije Muhadri, Safet Berisha, Isak Cerroviku

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë

You Might Also Like