LAJME

Gjilani vazhdon me dëgjimin buxhetor në Cërnicë e Livoç

Gjilan, 25 gusht 2018 – Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Drejtoria për Buxhet e Komunës së Gjilanit, kanë mbajtur dëgjim buxhetor në fshatin Licoçi Ulët dhe në fshatin Cërnicë (me pjesëmarrje edhe të fshatrave Gumnishtë, Vrapçiq dhe Kravaricë), ku është prezantuar planifikimi i buxhetit dhe janë pranuar kërkesa nga qytetarët prezent.

Hapjen e këtij dëgjimi, e ka bërë Avdyl Aliu, shef i grupit të këshilltarëve të LDK në Kuvendin Komunal në bashkëpunim me drejtorin për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi dhe drejtorët tjerë present, ku kanë elaboruar përgatitjen e buxhetit, të hyrat vetanake, por edhe planifikimin për investime kapitale në infrastrukturë në përgjithësi.

Aliu dhe Maliqi kanë potencuar se edhe buxheti i vitit 2019 është planifikuar të jetë buxhet investiv me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për qytetarë dhe për të mbështetur gjithashtu edhe zhvillimin e sektorit privat.

“Në fshatin Cërrnicë dhe në fshatrat e kësaj zone do të ketë investime kryesisht në infrastrukturë rrugore, në kanalizim, trotuare dhe në trajtim të lumit që kalon nëpër fshat. Programi I kryetarit Haziri, parasheh investime të shumta në këto fshatra në vitin 2019.

Banorët e këtyre fshatrave i kanë paraqitur kërkesat e tyre, të cilat ishin kryesisht për investime në kanalizim, trotuare, ndriçim publik, asfaltimit dhe projekteve që kanë të bëjnë me sektorin e bujqësisë por edhe mundësisë për krijim të hapësirave të gjelbërta.

Për ndryshe, dëgjimet buxhetore do të mbahen edhe nëpër lokalitete të tjera, me qëllim që planifikimi buxhetor të bazohet në kërkesat prioritare të banorëve.

You Might Also Like