Futboll

Gjilani vijon përgatitjet për takimin kundër Tre Pennes

Gjilan, 16 Gusht 2020-Futbollistët e skuadrës së Gjilanit, edhe sot (e diele) kanë vijuar seancat stërvitore, për takimin debutues në rundin preleminar në Europa Ligë kundër Tre Pennes.

Skuadra sot seancën stërvitore e mbajti në fushën e stadiumit “Agim Ramadani-Katana”, ku vazhduan stërvitjen me ritme mjaft të larta, kur kanë mbetur edhe 4 ditë para ndeshjes në San Marino.

Gjendja e futbollistëve është e mirë, ndërsa kuq e bardhëve në takimet ndërkombëtare i janë bashkangjtiur gjithashtu edhe mbrojtësi Arbër Prekazi dhe mesfushori Edvin Kuç, të cilët janë huazuar nga KF Ballkani.

SC Gjilani gjithashtu falemnderon klubin nga Suhareka, kF Ballkanin për bashkëpunimin duke lejuar huazimin e futbollistëve për ndeshjet ndërkombëtare të Gjilanit.

Gjilani, stërvitjet do ti vijoj edhe në ditët e ardhëshme, ku të mërkuren në mëngjes do të merr rrugën drejt San Marinos, për të zhvilluar këtë takim, i cili është programuar të zhvillohet me datë 20 gusht në Stadiumin Olimpik në San Marino, me fillim në ora 21:00.

You Might Also Like