Futboll

Gjilani – Vitia rezultat i papritur

Vitia është treguar shumë e fortë për Gjilanin në miqësoren e së premtes të zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Ekipi që drejtohet nga Milaim Zuzaku ka dëshmuar se rezultatet e arritura në stinorin vjeshtor nuk ishin të rastësishme, duke mposhtur në miqësore Gjilanin e Sadat Pajazitit.

1-0 ishte rezultati final në favor të Vitisë me autor futbollistin e talentuar Vegim Ymerin, raporton Gazetasheshi.com.

Dy skuadrat do vazhdojnë punën edhe disa ditë dhe më pas do shkojnë pushim për tu rikthyer numë muajin janar.

You Might Also Like