OPINION

Gjilanit  i duhet një  kryetar i guximshëm, që  sjell ndryshime rrënjësore


 Shkruan: Fehmi Sylejmani –
Gjilanit  urgjentisht i duhet ndryshimi e ndryshimin mund ta bëjnë vetëm një klasë intelektualësh, të prirë nga një njeri i dijshëm, i drejtë dhe i guximshëm për veprime në të gjitha segmentet e shoqërisë kosovare. Koha për ndryshime, tani o kurrë! Të mësojmë nga praktrikat e deritashme të mbrapashta, që na morën votën dhe asgjë nuk bën për popullin-qytetarin. Zgjedhjet bëhen për të zgjedhur, për ndryshime, për të mirën e përgjithshme e, jo për vazhdim të mandateve të zgjedhësve këtu e 17 vite në vazhdim! Iku koha e  profiterëve,  demagogëve, gënjehstarëve, zhvatësëve, pakurrizorëve, dilingjive, e ……Me këso lloj tipash nuk e mbanë optimizmi se me këto zgjedhje do të përmirësohet gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike e shumicës së qytetareve. Se do të zhvillohet eknomikisht qytetit, se do të rritet cilësia e shërbimve e publike, administratës, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë e shumë segmeneteve tjera shoqërore politike.
Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan doli e para me kandidatin e saj zyrtar për kryetar dhe atë nga një porces i brendshëm demokratik, i hapur, transparent  dhe shumë korrekt, dhe pa asnjë dyshim se edhe në zgjedhjet e 22 tetorit do të jetë e para. Një kandidati i denjë për të qeverisur me Komunën e Gjilanit, me Levizjen Vetevendosje, për një Gjilan dinjitozë,  të drejtë, social dhe zhvillimor. Prandaj shpresa e vetme e gjilanasve është piketuar vetëm drejtë një piste e ajo është Lëvizja Vetëvendosje, përkatëisht kandidati i saj për kryetar Sami Kurteshi. Pra Gjilanit  i duhet një  kryetar i guximshëm, që  sjell ndryshime rrënjësore
Në të vërtetë kush është Sami Kurteshi. Njeri besnik dhe i ditur! Atdhetar i dëshmuar !Njeriu që ka dhënë shumë për çlirimin e Kosovës! Njeriu që i flet dhe i shkruan katër gjuhë të huaja!Njeri i sinqertë, i pakorruptuar dhe i drejtë! I burgosur politik! Magjistër i Shkencave Politike në Universitetin e Cyrihut! Ish Avokat i Popullit! Aktualisht deputet i sapozgjedhur! Fat i madh për Gjilanin ta udhëheqë një burrë i tillë nga një familje me taban të fortë kombëtar! Me Sami Kurteshin koncepti dhe idelogjia e LVV vetëm sa do të rriten dhe forcohen, e natyrshëm se shumë lehtë do të aplikohen. Dhe nga e gjithë kjo më së shumti do të përfitojnë qytetarët gjilanas, sepse paraja e qytetarit në asnjë formë nuk do të keqpërdoret.
Pra,  Gjilanit i duhet një kryetar që e ndal koasin urbanistik, që ndal shëmtimin e qytetit, që e ndal hajninë e korrupsionin, që ndal punësimet  masiv të militantëve partiak  e nepotizmin, që e ndal keqpërdoimin në zyren e prokurimit, që e  ndal pirjen e duhanit në vendet publike, që e vë në lëvizje mekanizmin e inspektoriatit  në të gjitha sektorët, duke e shtuar kontrollin dhe vëzhgimin permanent, duke ua kthyer shpresën qytetarëve, sepse gjilanasit meritojnë vërtetë shërbime dhe tretman shumë më të mirë që kanë ofruar  pushtet e deritashme. Po kthehet shpresa në Gjilan, prtien ditë shumë më të mira. 22 tetori ditë kthese  në Gjilan.
Autori është një nga  anëtarët më aktiv dhe më të zëshëm në Kuvendin Komunal në Gjilan

You Might Also Like