Sporte të tjera

Gjimnastet e Klubit “Halil Alidema” shkëlqejnë në Kampionatin e Kosovës

 

 

 

Janë vajza të reja, por shkëlqejnë me elegancë, baraspeshë në qëndrim, akrobacion, performancë të shkëlqyer e paraqitje artistike. Janë këto vashat e Klubit të Gjimnastikës “Halil Alidema” të cilat udhëhiqen nga trajnerët Hazir Alidema dhe Ard Kryeziu, të cilët të gjitha fshehtësitë e këtij sporti tejet atraktiv po i bartin te këto vajza të reja që kanë bërë emër kudo në Kosovë.

Talentin e tyre vajzat e KGJ “Halil Alidema” e treguan edhe në Kampionatin e Kosovës në garat e gjimnastikës në të cilin ky klub u prezantua me pesë garuese parapioniere, pioniere e juniore. Enea Miftari, Eliza Ramadani e Fiona Morina performuan në garat e parapioniereve, Ariola Ajvazi në atë të pioniereve dhe Aksel Mertezi tek juniorët. Ato u paraqitën në elemente të ndryshme, në diciplinat parter, tra ekuilibror dhe kapërcime, ku performuan shkëlqyeshëm.

Edhe kësaj radhe për këto vasha të vyera nuk kanë munguar medaljet dhe mirënjohjet nga Federata e Gjimnastikës, duke dëshmuar se në vitet në vazhdim ato denjësisht do t’a përfaqësojnë Kosovën edhe në garat ndërkombëtare.

Gjithsesi se një mirënjohje e veçantë shkon për trajnerët e tyre Hazir Alidema dhe Ard Kryeziu, të cilët janë të përkushtuar në punën e tyre, në këtë sport i cili kërkon punë të palodhshme, mund e sakrificë, por i cili njëkohësisht ofron edhe bukuri, elegancë e kënaqësi kur në sytë e këtyre vashave të reja vërehet gëzimi për suksesin e arritur.

kryelajmi.com

 

You Might Also Like