ARSIMI

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” shënon gjashtëvjetorin e themelimit

Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe të gjithë punonjës të shkollës sonë, të nderuar prindër,
Sot, festojmë gjashtë vjtorin e ditës së shkollës, gjashtë vite jetë të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, gjashtë vite sukses të vazhdueshëm. Për këto vite ne u radhitëm në nivel të lartë të arritjeve në fusha të ndryshme, e kësaj i dhanë vulën rezultatet e larta të nxënësve tanë në provimet pranuese ne fakultete, kjo falë punës së stafit të mësimdhënësve dhe udhëheqjes së mirë në nivel shkolle. Për keto vite, ne pritëm e përcollëm gjenerata, por suksesi ishte këtu dhe i përhershëm.
Situata pandemike na dëshmoi edhe një gjë, që ne jemi të gatshëm të gjejmë forma karshi situatave për ta bërë më të mirën për nxënësit tanë, me ç’rast u shprehim mirënjohje të gjithë mësimdhënësve të cilët bënë edhe të pamundurën për të arritur rezultatet e dëshiruara, si dhe stafit teknik për kujdesin e treguar në mirëmbajtje të shkollës. Poashtu falënderojmë DKA-në për gatishmërinë e përhershme për të bashkëpunuar, por edhe prinderit për përkrahje dhe bashkëpunim.
Sfidat nuk kalohen lehtë dhe vetëm, andaj do të përpiqemi të mbajmë frymën e bashkëpunimit me të gjithë faktorët, në mënyrë që edhe këtë sfidë që e kemi para ta tejkalojmë së bashku, por edhe sfidat e radhës.
Të nderuar mësimdhënës e nxënës,
Në keto rrethana të pazakonta, ju drejtohem me urimin më të mirë për suksese të reja të përbashkëta…
Urime për Ditën e Shkollës!
Me respekt
Bekim Mustafa
https://www.facebook.com/gj.natyror/videos/3460840987335533

You Might Also Like