Sportet me dorë

Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini” më i miri në volejboll në garat e Sportit Shkollor

Nxënësit e Gjimnazit Shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan kanë zënë dy vendet e para në garat e volejbollit, të cilat janë mbajtur në kuadër të Garave të Sportit Shkollor, që tradicionalisht mbahen nëpër komunat e Kosovës.

Sic ka theksuar Blerim Sylejmani, kryetar sivjet garat janë mbajtur në Sallën e Sporteve të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, ku pjesëmarrëse kanë qenë ekipet nga shkollat e mesme të komunës sonë.

Në finale në konkurrencën e femrave janë përballur Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini” dhe Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”, ku pas një ndeshje dramatike në dy sete kanë ngadhënjyer nxënëset e Gjimnazit  Shoqëror “Zenel Hajdini”.

Finalja ka qenë tejet intereseante edhe tek meshkujt, ku në finale janë takuar Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini” dhe Shkolla e Mesme e Mjekësisë “dr. Asllan Elezi”. Edhe këtu pas një ndeshje dramatike, ku u dash të luhet në tre sete kanë ngadhënjyer nxënësit e Gjimnazit Shoqëror “Zenel Hajdini” me rezultat 2:1 në sete.

Djemtë dhe vashat që janë drejtuar nga profesori Muhib Sahiti kanë dëshmuar se ishin më të përgatiturit dhe me meritë shënuan fitore, kurse edhe ekipet tjera pjesëmarrëse treguan lojëra të pëlqyeshme.

You Might Also Like