KRONIKË E ZEZË

Gjuan me armë zjarri

Një person nga komuna e Vitisë po kërkohet nga policia, ngase ai ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një veture, ka thënë togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit. Hashani, që ka njoftuar në lidhje me rastin, ka thënë se ankuesi Shqiptar shtetas i Kosovës i ka raportuar policisë së Kosovës në Viti se derisa ishin ne fshatin Vërnakollë komuna Viti për të marr dru me disa të afërt të tij, i njëjti është në një lokacion ka dal nga vetura dhe në atë moment ka vërejtur personin e dyshuar po ashtu Shqiptar Shtetas i Kosovës i cili për një moment ka pas një fjalosje me viktimën, më pastaj nga një distancë e largët i dyshuari ka filluar të shtijë me armë zjarri në drejtim të veturës së ankuesit dhe pas kësaj është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës njësitet nga stacioni policor i Vitisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar hetimet rreth rastit. I dyshimti i njohur për policinë për momentin ka arritur t’i shmanget Policisë dhe është në ërkim.

Fatmirësisht as kush nuk është lënduar me këtë raste.  Rasti po hetohet nga njësitet hetuese nga stacioni Policor i Vitisë.

You Might Also Like