KRONIKË E ZEZË

Gjykata i cakton masën e paraburgimit të pandehurit F. H.

Gjilan – 10.06.2020 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit F. H.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 08.06.2020 ka kryer veprën penale duke poseduar me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes substancë narkotike të llojit ,,heroinë,, me peshë prej 26.1 gram.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, duke marr për bazë edhe llojin e substancës narkotike, karakteristikat personale të të pandehurit, pasi që i njëjti në bazë të verifikimit të dhënave të policisë së Kosovës, ka të kaluar kriminale dhe masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

REPUBLIKA E KOSOVËS

REPUBLIKA KOSOVA – REPUBLIC OF KOSOVO

GJYKATA THEMELORE E GJILANIT

OSNOVNI SUD GNJILANE – BASIC COURT OF GJILAN

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

####

You Might Also Like