Muzikë

Granit Ismajli lanson këngën e parë të tij “O’Dashni”

Gjilanasi Granit Ismajli ka lansuar këngën e tij të parë, duke hapur dyert e estradës së muzikës në Kosovë.

Ismajli, i cili tani e një kohë të gjatë merret me muzikë, nën përcjelljen e grupit të mirënjohur Baboo Darabukat ka lansuar këto ditë këngën “O’ Dashni”.

Granit Ismajli, tani është pjesë e kompanisë së madhe muzikore, Black Fish Entertainment,

20 vjecari Ismajli, është mjaft i lumtur me këtë paraqitje para opinionit dhe fansave të tij.
” Jam i lumtur që pikërisht me këngën e parë para publikut, kemi arritur ta përcjellim edhe me videoklip, meritë e veçantë i shkon Genc Prelvukaj dhe grupit Darabukat, të cilët nuk kursyen që sa më mirë të prezantohemi para publikut dhe e cila është prit mjaft mirë nga publiku”.

Granit Ismajli, thekson se shumë shpejt do të paraqitet me një baladë e cila është në përfundim e sipër.
“Do të jetë një befasi për adhuruesit e mijë, një këng të cilën jam në përfundim e sipër, ndërsa do të kenë befasi edhe më të mëdha në të ardhmen”, është shprehur, këngëtari Granit Ismajli.

Ismajli këngën e tij e ka lansuar në Youtube duke pritur mbështetjen e juaj të çmuar.

You Might Also Like