Muzikë

Granit Ismajli lanson këngën më të re “Ani Ani”

Granit Ismajli lanson këngën më të re “Ani Ani”
 
Për talentin dhe këngëtarin tani me të dëshmuar Granit Ismajli nga Gjilani, sukseset në arenën e muzikës nuk kanë të ndalur.
Kënga më e re e këngëtarit Granit Ismajli, “Ani Ani” e lansuar sot, është pritur mjaft mirë nga dashamirët e muzikës.
Siq thekson këngëtari Granit Ismajli i cili tani ka bërë emër në botën e muzikës me mjaft sukses, këtë këngë më tepër e ka realizuar pas shumë kërkesave nga fansat e tij.
“Ishte një kërkesë e madhe e shumë fansave të mijë që ju jam falenderues për përkrahjen që po më japin, këtë balad i’a kushtoj të gjithë fansave të mijë”, ka bërë të ditur Ismajli.
Granit ismajli tani është njëri ndër këngëtarët më aktivë në Kosovë.
Njiherit për këngëtarin Ismajli kjo është kënga e tij e gjashtë në bashkpunim me këngëtarin e njohur Genc Prelvukaj, ndërsa klipin e ka realizuar Black Fish.
Këngëtari Ismajli ka theksuar se do të jetë i pranishëm në shumë video incizime për festat e fundvitit.

You Might Also Like