Zgjedhjet 2019

Gratë në mbështetje të programit të LV-së

Gratë në mbështetje të programit të LV-së Kryetarja e Qendrës dhe deputetja, Besa Baftiu, ka zhvilluar dy takime të ndara, me gratë e lagjës Ramiz Cërnica dhe me gratë e Familjes Haziraj. Nga aty ka marrë mbështetje për Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Zgjedhjet lokale të 22 qershorit. Besa Baftiu, para të pranishmëve ka folur mbi programin qeverisës të LV-së e në veçanti mbështetjen për gruan gjilanase në vendimarrje dhe në krijimin e hapsirave për bizneset e vogla të udhëhequra nga gratë. Më tutje, u theksua se gruaja gjilanase është e pambështetur nga komuna deri më tani, dhe pret që qeverisja e LV-së të ndryshoj çasje në këtë drejtim, me ardhjen në pushtet.

You Might Also Like