Libri

GRYKË GËRNETE

Sadete Tërnava – Osmani

GRYKË GËRNETE
Ulur nën hijen e një bliri pa aromë
Kujton zërat e gërnetës tënde tringëllimë
Dehesh nga mendimi se jeta mund te ta kthej përjetimin
Mjafton një kërcitje gishtash e me të një ngashërim
Të kthehesh përsëri aty
Mbështetur mbi stolin nën bli
Inatosesh e me zë i psherëtin vetes
Mëkat që dhembjen e sedrës së prekur prej burri po e robëroj
Pentagram parodik qenka ky
Dhe prajshëm si në ndrojtje ndërron krah e vështrim
Freskuar nga djersët e ngrira vitesh
Of, of, of-shan boshllëkun e mugët

Tinëz të gjen e të flet shoku imagjinar
Mos rri, luaj këmbët e mblidhi porositë
Ti e di se jeta elegjiake s’ndalon kurrë
S’është gjë, veç tautologji
Me dëgjo kur të them
Pikë e thikë mos vë mbi dashuritë
Kujtohu se gjërat tjera mondane janë
Hedhen ku s’e di
Secila djersë qe rritën ta ka shënjuar
Pagëzoje të lutem dritë, errësirë a dashuri
Nëse sot s’e bën
Do të harrosh kur je çjerrë për pak frymë
Sa herë zemra të ka gërhitur
Për veten, atdheun e vashën e përhitur

You Might Also Like