Sportet me dorë

Gyltekin Selimi kryetrajner i ri i KB Lipjani

Edhe zyrtarisht kemi arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur dhe shumë punëtor,  Gyltekin Selimi. Kështu është thënë në njoftimin që e ka dhënë KB Lipjani nga Lipjani, i cili ka arritur që të sjellë edhe dy lojtarë cilësorë nga KB Drita, Arian Memetin dhe Qëndrim Demin.
Selimi ka qenë trajner i KB Drita kur ky ekip ishte pjesë elitën së basketbollit kosovar. Për më tepër Selimi këtë vit ka marrë nën udhëheqje si kryetrajner përfaqësuesen e Kosovës U18.
Ajo që e veçon Selimin është njohja e basketbollit, diciplina dhe etja për sukses!

“Duhet përmendur që sezonën e kaluar Selimi e ka ndihmuar klubin kur ishim më së keqi duke e udhëhequr klubin në 4 lojrat e fundit, duke e arritur edhe fitoren shumë më rëndësi kundër KB Borea”, është thënë në KB Lipjani.

 

You Might Also Like