Bujqësi

Hamdi Hasani nga Debelledeu fermeri  i  dalluar për prodhimin e patates

  • Pandemia dhe masat e ndërmarra lidhur me mbrojtjen nga KOVID 19 i  dëmtoi shumë fermerët e fshatit Debelldekështu, shprehet për gazetën Kryelajmi.com fermeri I njohur I këtij fshati Hamdi Hasani

 

Disa fshatra dhe rajone të Kosovës janë të njohura për prodhime të ndryshme  të kulturave  bujqësore e një ndër këto fshatra padyshim se është i njohur dhe I ka shkuar  “zëri” larg është edhe fshati Debellde i Vitisë i cili është I njohur me prodhimin e Patates.

Por, Debelldeut I cili   shtrihet në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut edhe pas 20 vjet në liri nuk po i ndalen telashet dhe vështirësitë.

Ky fshat i cili gjendet në zonën kufitare në Malet e Karadakut dikur numëronte mbi 74 shtëpi dhe 740 banorë e kishte edhe 120 nxënës, punonte dhe ambulancë shëndetësore dhe jetohej mjafte mirë në këtë fshat kodrinor – malor. Kështu ishte dikur e si është gjendja tani na flet ish-aktivisti i këtij fshati, veteran i luftës së UCK-së Hamdi Hasani.

Teksa flet bashkëbiseduesi i ynë , ai shpreh shqetësimet dhe brengën se si tani edhe pse jetohet në liri fshati është harruar  nga shteti dhe pushteti komunal  dhe  sipas tij, edhe ky fshat po boshatiset në heshtje sikur edhe Mjaku, fshat fqinj .

Debelldehu, ka kushte të mira për jetesë dhe këtu mund të jetohet mirë edhe me  bujqësi e fshati ynë është i njohur veçmas me kultivimin e Patates thotë Hamdi Hasani, fermeri I dalluar nga ky fshat pastaj edhe me blegtori por edhe po  të kishte investime të mirëfillta  edhe në zhvillimin e turizmit.

 

Teksa flet për të kaluarën e fshatit ai shqetësohet për të tashmen ngase thotë se fshati në këto vitet e fundit me të madhe ka filluar të boshatiset si në heshtje ngase pushteti komunal ia ka kthyer shpinën dhe nuk investon fare. Se është kështu ai thotë se tash në fshat kanë mbetur të jetojnë vetëm  18 familje rezidente e  një pjesë e tyre tashmë janë përgatitur që edhe ata të migrojnë në Viti për çka edhe kanë blerë troje.

 

Hamdi Hasani nga një veteran I UCK-se e tani një fermer I dalluar në komunën e Vitisë e që vjen nga  fshati Debelldeh, që gjendet në një lartësi  mbidetare 1170 njihet si fermer I dalluar që merret me kultivimin e Patates ku ketë vit thotë se ka  të mbjell më shumë se 2 hektarë me këtë kulturë  pra më shumë se vitin e kaluar  e rendimentet krahasuar me vitin e kaluar janë të madhë dhe ato sillën rreth  35 tonë në hektarë mirë çka do të thotë se sipas tij sivjet do të këtë për plasman dhe shitje rreth 70 tonë Patate, por Hamdiu e ka një breng se si t’ia bëjë me këtë sasi të madhe të patates kur është fjala te plasmani dhe shitja e saj  sepse sipas tij aktualisht nuk ka treg të sigurt dhe halli më I madhe I tij është situate aktuale kur jemi në Pandemi e kjo për te është një breng e madhe se mis vallë do të pëson edhe ai sikur sivjet kur  një sasi të madhe të patates ishte e detyruar ta hedhe në mbeturina pasi tregjet nuk punonin dhe në këtë mënyrë ai është dëmtuara shumë.

 

 

Pandemia “fajtore” për  dëmet  në mosshitjën e patates !

 

“Patatet e vitit të kaluar  për shkak të Pandemisë më patën mbet pa u shitur pra një sasi e madhe e tyre rreth 7 tonë,thotë Hamdiu. Por ai thotë  i patën mbet por prapë  është dashtë  të mbjellë patate për të siguruar ekzistencën për familjen e tij .Gjtë bisedës që patëm me te ai u shprehë se ka një ankesë në pushtetin Lokalë dhe Qendror e ankesa e tij është se nuk u kanë dhënë mbështetjen e duhur përmes subvencioneve .Ai thotë  fermerët e këtij fshati nuk I ka ndihmuar as  Qeveria e kaluar pra qeveria Kurti e as kjo e tashmja  në krye me  Abdulla Hotin nuk u ka dalë në ndihmë !  Hamdiu thotë se po ti kishim mjetet bujqësore e ka fjalën për makina mbjellëse apo ato për nxjerrjen e patates do ta kishin më lehtë mbjelljen dhe nxjerrjen e kësaj kulture mjaftë të kërkuar në treg. Sipas tij çdo ndihmë përmes subvencioneve do të ishte e mirëseardhur për fermerët duke shtuar se viset Rurale duhet që të ndihmohen me mjete bujqësore që të prodhojnë më shume pra që të kenë edhe rendimente të larta.

 

Hamdiu   thotë se ende nuk i kanë marrë as ndihmat në formë subvencioni nga 600 euro për hektarë sa janë paraparë dhe përmes këtij shkrimi I bënë   thirrje Ministrit të Bujqsiesë, që ta bëjnë sa më parë sepse sipas tij, ndihmat e fundit që kanë marrë fermerët e këtij fshati, janë ato që kishin marrë para dy viteve dhe atë nga 400 kilogram farë të Patates nga komuna e Vitisë.

 

Në fund të bisedës, Hamdiu thotë se tashmë ai ka përfunduar punët në nxjerrjen e sasisë së patates se sivjetme dhe se ajo është e gatshme për shitje e çmimi sipas tij, është mjaftë i volitshëm dhe ai sillet nga 50 cent kilogrami, kurse me shumicë/ mbi 50 kilogram/ çmimi është 40 cent. Ai shpreson se tani edhe masat nga pandemia janë relativizua dhe se shpreson se do të shes sasinë e Patates që ka për shitje. Aziz Zuka

You Might Also Like