Shëndeti

Hanife Jonuzi, emrohet drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë

 

Drejtoria e Shëndetësisë në Viti, tash e tutje do të drejtohet nga një grua.Ajo  është Hanife Jonuzi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), parti kjo e cila nga dje i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në qeverisjen e komunës  dhe bazuar në marrveshjën e koalicionit,e ka marrë për udhëheqje Drejtorinë e Shëndetësisë.

Lajmin për emërimin e Hanife Jonuzit, në krye të këtij dikasteri lokal e ka konfirmuar kryetari i degës së AAK-së, Faruk Nura.

Faruk Nura ka thënë se kjo është marrëveshja që kanë arritur me LDK-në dhe i ka uruar suksese Jonuzit në menaxhimin e shëndetësisë në Viti, sidomos tash kur vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit.

Drejtoresha e re e Shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, Hanife Jonuzi, sot ka marrë detyrën dhe të parat që I kanë uruar detyren e re ishin Drejtoreshën e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadollin dhe mjeksa  Xhylsime Qamili.

Ato në takimin e tyre, janë dakorduar që të punojnë dhe të bashkëpunojnë për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në këtë komunë.Aziz Zuka

You Might Also Like