Shëndeti

HAPËSIRAT PUBLIKE GJATË COVID 19

 

HAPËRISRAT PUBLIKE GJATË COVID 19

 

Pandemia e COVIDIT-19 ka ndryshuar botën në të gjitha poret e jetës, duke ndikuar negativisht në të gjitha aspektet sociale-ekonomike me një papunësi të skajshme, njiherit duke shkaktuar  viktima në të gjitha moshat e njerzimit me miliona njerz, duke detyruar karantimin  e personave në shtepit e tyre dhe duke na dërguar në një distancim shoqerorë-ekonomikë. Punet e administratës janë bërë prej shtëpive, ndërsa takimet shoqerore janë mbajtur në rrjete sociale apo platorma komunikuese duke u distancuar nga shoqeria për shkak COVIDIT-19. Por vëmendje pozitive gjatë kohes së pandemisë kanë marrur hapësirat publike, ato janë parë si strehë për të gjitha komunitetet dhe kjo ka filluar në mbushjen e tyre ,  ajo që është vërejtur gjerë më tani është se parqet apo sheshet ishin vende të relaksimit për të moshuarit, tani në këtë kohë të pandemisë së COVIDIT-19 këto pjesë të qytetit janë bërë baza të përditshmërisë të grupacioneve të qytetarve.

Nga kjo kuptojmë, se kjo pandemi e padukshme dhe tejet e rrezikshme na ka dhenë mesim se ne si qytetar duhet të rimendojmë më shumë në të ardhmën që këto hapsira  të jenë hapsira  që qytetari ti qmojë dhe ta mirmbajë gjdo pjesë të qytetit, në mënyrë të kulturuar dhe të pastër. Hapësirat publike si parqet, sheshet gjatë kohes së pandemisë janë parë si një shpëtim duke na larguar prej informacioneve tronditëse, dhe duke na lidhur me natyrën dhe duke na mundësuar komunikimin shoqërorë në distancë fizike, duke na mundësuar solidaritetin sa më të madhë, duke na dhënë një kulturë të cilën gjerë më tani askush në botë nuk e aprovonte.

 

FIG 1 . Udhëzimet e distancimit të covid 19 në hapësirat publike-ne disa shtete

 

Por me kalimin e diteve në numrin e rritjes së infeksionit , në shumë shtete  apo qytete të botës këto hapësira janë bllokuar duke na quar në një izolim total. Dhe e gjithë kjo mbyllje është bërë duke mos bërë analiza konkrete se rritja e infeksionit a është bëre prej vizitave në hapësira publike , dhe ne shumë shtete të botes mbyllja është bërë pa  ndonje rekomandim se si të mbrohemi në ato hapësira. Ky izolim pati anët negative të saja, pasi kishte rritje në nivelin e stresit edhe mediat raportonin për dhunë në familje,  kanosje per imtësira të vogla  etj. Të gjitha këto na bëjnë që ne si qytetarë modern duhet të mendojmë më gjatë për jetet tona duke i vlerësuar të gjitha gjerat që na ndihmojnë në zvoglimin e stresit si: dashuria ndaj familjes, socializimi gjithnjë më i madh dhe vizitat e hapësirat publike qofshin sheshet apo parqet . Të gjitha këto na kanë treguar se janë pasuri e përbashket qe ne të gjithë i kemi dhe duhet ti mbajmë gjatë, qofshin për ditë të mira apo të vështira , ndonse njera nëse  na mungon duhet të mendojmë për tjetrën.

 

FIG 2 . Mbyllja e sheshit ‘’ Zahir Pajaziti ’’ në Prishtinë

“Hapësirat publike janë cilësuar si me rendësi shumë të veçantë në ato ditë, ajo që është thelbësore që individet dhe institucionet publike duhet  të kuptojnë vlerën e hapësirave publike, jo vetëm që  ato ndihmojnë në luftën kundër COVIDIT-19, por ato sigurojnë një cilësi dhe jetë më të mire, tani është koha e fundit që njerzimi ta kuptoj se edukata e mbi të gjitha ndërtimi i urbanizuar siq duhet, është shpëtim i ardhmërisë së njerzimit “.

Stud:Ramadan Thaqi

You Might Also Like