Gjilan

Hapet kompania “Renson”, Lutfi Haziri premton mbështetje institucionale

16 shkurt 2019 – Është hapur sot në Gjilan kompania e sistemit të ventilimit “Renson”, ku prerjen e shiritit e ka bërë i pari i Komunës, Lutfi Haziri së bashku me pronarin, Fatmir Rexhepi.

“Na gëzon fakti që promari Fatmir Rexhepi ka vendosur që ta hap këtë kompani në vigjilje të Pavarësisë. Liria dhe Pavarësia nuk ka kuptim nëse nuk është jeta e mirë, nëse nuk ka mundësi punësimi, zhvillimi e prosperiteti për familjen. Pronari i kësaj kompanie jo vetëm që ka bërë për familjen e tij, por po bënë edhe për Gjilanin, Anamoravën dhe Kosovën”.

“Duke pasur parasysh që ne jemi në trekëndëshin kufitar, ndikimi i kësaj firme do të jetë më i madh.  Pra, njëra prej mekanizmave për përmirësimin e ajrit tashmë po zë vend në komunën tonë. Ju uroj suksese dhe iu siguroj për mbështetje institucionale. Faleminderit që na keni bërë pjesë të këtij suksesi”, ka thënë kryetari Haziri.

Pronari i kompanisë “Renson”, Fatmir Rexhepi, ka konfirmuar se tashmë ka të punësuar rreth 30 punëtorë, ndërkaq në të ardhmen pritet të punësohen mbi 300 punëtorë.

You Might Also Like