Gjilan

Haziri i dërgon telegram ngushëllimi familjes Kqiku, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Halil Kqiku

Gjilan, 30 janar 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Kqiku, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Halil Kqiku.

“E nderuara familje Kqiku,

Me dhembje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Halil Kqiku.

Halili, si disident i kohës, nuk u pajtua në asnjë mënyrë me regjimin e ish-Jugosllavisë, ku edhe u burgos duke u përcjell me tortura të mëdha.

Pas daljes nga burgu, ai jep kontribut të madh në pajtimin e gjaqeve dhe në manifestimin kultutor “Flaka e Janarit”.

Halil Kqiku më nuk do të jetë në mesin tonë, por do ta kujtojmë përjetësisht për kontributin e jashtëzakonshëm që e ka dhënë në shërbim të atdheut.

Ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta, familje Kqiku, farefisi dhe shokët e idealit.

Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegram.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit do të organizojë edhe mbledhje komemorative për t’ia dhënë lamtumirën e fundit këtij veprimtari dhe për këtë do të ketë njoftim me kohë.

You Might Also Like