Gjilan

Haziri: Do t’i qëndrojmë pranë familjes Shaqiri nga Vrapçiqi

Gjilan, 10 prill 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se është varrosur sot Z.I. (75 vjeçar) në fshatin Vrapçiq, i cili më 25 mars kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Haziri i ka shprehur ngushëllimet me të sinqerta familjes Shaqiri, duke thënë se Shtabi Emergjent do t’i qëndrojnë pranë kësaj familje, për ta përballuar më lehtë ndarjen nga familjari i tyre.

“Sot në fshatin Vrapçiq është varrosur bashkëqytetari ynë, i cili mbrëmë ka ndërruar jetë. I ndjeri Z.I. (72 vjeç), ka qenë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë që nga testimi më 25 mars. Gjendja e tij ka qenë pa vështirësi e pa simptoma të rënda, por për shkak të problemeve tjera shëndetësore, infeksioni i ka shkaktuar efektet e rënda, duke ndërruar jetë. I Shpresim ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka thënë Haziri.

Ai pohoi se ambienti në të cilin po punojmë është jashtëzakonisht i vështirë sepse po luftojmë me të panjohurën dhe falë lojalitetit të qytetarëve, ne po vazhdojmë me masat shtrenguese.

“Rasti i Zhegrës është shëruar plotësisht. Zhegra nga sot në masa lehtësuese do ta kalojë procesin e karantinës, por natyrisht nuk është proces i lehtë. Ndërkaq, Vrapçiqi vazhdon të mbetet në karantinë. Ne po i presim testet e fundit sot për familjen Shaqiri dhe Ismajli”, shtuar Haziri.

Haziri njoftoi se pakoja ekonomike bujqësore është duke u përgastitur sot, duke ftuar të gjitha organizatat shërbyese që merren me shit-blerje dhe furnizime ushqimore që t’i trajtojnë prodhimet e Gjilanit.

“Nga java e ardhshme ne do të organizojmë masa lehtësues për prodhuesit bujqësor dhe prodhuesit tjerë, në mënyrë që ta ruajmë shëndetin dhe të mos pengohet ky aktivitet i domosdoshëm”, ka thënë Haziri.

Haziri theksoi se nga nesër, bashkë me kryetarët tjerë të Komunave të Anamoravës, do të diskutojmë për pakon e masave shtrënguese pas 13 prillit.

“I ftoj gjilanasit të vetëpërmbahen, të mos blejnë dhe të mos shërbejnë pa masa mbrojtëse. Lakorja e të prekurve me Covid-19 po bie”, tha Haziri.​

You Might Also Like