Gjilan

Haziri: Ka ardhë koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre

Jam shumë krenar që sot, shtatë vite më parë, kam qenë sponsoruesi i Rezulutës për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila mori përkrahjen e shumicës së madhe të deputetëve të Kuvendit të Republikës. Por, më vjen keq që vetëm dy nga pikat e kësaj Rezolute u implemetuan nga institucionet kosovare. I bëj thirrje kësaj Qeverie që t’i kryej detyrat që burojnë nga kjo Rezolutë sepse Kuvendi është bartës i saj. Dhe në fund, vazhdoj me besu që ka ardhë koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre. Në emër të Zotit, Familjes e Atdheut, Kosova po bëhet!

You Might Also Like