SPORTI

Haziri ka pritur në takim pune kryetarin e federatës së budos dhe kobudos Joachim Jenkel-Peters

Gjilan, 8 prill 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune kryetarin e Federatës Botërore të Budos dhe Kobudos, gjermanin Joachim Jenkel-Peters, njëherit njeriu i cili ka gradën më të lartë në sportet luftarake SOKE, me të cilin kanë biseduar për angazhimin e tij dhe trajnimet që ai është duke mbajtur në Kosovë e veçanërisht në Gjilan.

Në fjalën e tij kryetari Haziri ka falënderuar mjeshtrin e madh, kryetarin e budos dhe kobudos për angazhimin që ka dhënë në Gjilan për këto ditë s aka mbajtur trajnime për sportistët e Gjilanit të moshave të ndryshme.

Haziri gjithashtu ka potencuar se Komuna e Gjilanit me mundësitë që ka do të jetë përkrahëse e vazhdueshme e aktivitetetit të sportistëve pa dallim.

Ndërkaq, kryetari i Federatës Botërore të Budos dhe Kobudos, Joachim Jenkel-Peters, ka thënë se gjatë trajnimeve që ka mbajtur për këto tri ditë në Gjilan, ai ka vërejtur një talent të jashtzakonshëm dhe energji të madhe të të rinjëve në sported luftarake.

Gjithashtu Jenkel-Peters, ka uruar për sukseset e treguara nëpër garat ndërkombëtare të të rinjëve të shumtë të Kosovës, duke potencuar se angazhimi dhe mbështetja financiare, bëjnë që sukseset të jenë më të mëdha, sepse stërvitjet dhe trajnimet e bëjnë të mundur këtë.

You Might Also Like