Gjilan

Haziri: “KonSoni” e “Agro Hermes” biznese në karvanin e gjatë të prodhuesve dhe punësimit


Gjilan, 28 dhjetor 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot biznesin prodhues të produkteve të pulave dhe veve “KonSoni” dhe ndërmarrjen e prodhimit dhe përpunimit të plastikës dhe aluminit “Agro Hermes”, të cilët i ka përgëzuar për punën që kanë bërë në fusha të ndryshme derisa ka konfirmuar investimet e Komunës në infrastrukturë publike për lehtësimin e veprimtarive të tyre.

“Sektori privat në Gjilan është shembull i mirë i suksesit në Gjilan dhe gjithashtu edhe gjeneruesi më i madh i vendeve të punës. Fokusi i Komunës së Gjilanit është mbështetja e sektorit privat me infrastrukturë publike dhe njëkohësisht edhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të ngritjes së zhvillimit ekonomik lokal”, ka potencuar kryetari Haziri.

Ai ka theksuar gjithashtu edhe rëndësinë që ka ky sektor në realizimin e politikave financiare në nivelin lokal, sepse siç ka thënë Haziri, njofton komunikata për media e Komunës së Gjilanit, bizneset janë ato të cilat me pagesat e tatimeve ndihmojnë direkt në të hyrat vetanake të Komunës në nivel lokal dhe të qeverisë në nivelin nacional.

You Might Also Like