Gjilan

Haziri: Lajmi i mirë është se tash e pesë ditë nuk e kemi asnjë rast të dyshuar me Covid19 nga Gjilani

Lajmi i mirë është se tash e pesë ditë nuk e kemi asnjë rast të dyshuar me #Covid19 nga Gjilani, derisa pesë shtëpi janë në vetizolim. Po punojmë në menaxhimin e gjendjes në dy binarë.

Në rrafshin lokal ka një angazhim të madh për ruajtjen e shëndetit publik në kuadër të Qendrës Operative Emergjente dhe Komitetit të emergjencave.

Ndërsa, në rrafshin regjional, po angazhohemi me kryetarët e komunave që ta menaxhojmë situatën sa më mirë, duke mos e lënë daljen e infeksionit jashtë vendbanimeve të caktuara, siç është Topanica.

Besojmë shumë që do të shkojmë në ulje të rasteve, por duke respektuar strikt rregullat, me kujdes maksimal.

You Might Also Like