LAJME

Haziri: Lindja e Kosovës dhe komunat e saj kërkojnë zgjidhje politike

Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, zgjidhjen e problemit të komunave që padrejtësisht mbetën nën Serbi e sheh si borxh politik dhe padrejtësi historike dhe konsideron se ka ardhur koha që ky problem të zgjidhet.

Në një postim të tijin në facebook në vend të reagimit për kryeministrin Haradinaj, Haziri ka shlruar:

Kam besu që proceset e rënda politike nuk i përkthen në hajgare, sikur që kam besu që janë përgjegjësi e madhe dhe duhet unitet e konsensus i gjerë politik. Lindja e Kosovës dhe komunat e saj që mbetën “brenda” Serbisë, kërkojnë zgjidhje politike.

Ka katër vite qe ju kam paralajmëruar për këtë dhe kam paraqitur opsion të përgjeshëm politik. Ish kryeministri Thaçi e quajti të rrezikshëm atëherë. Tash ju po e quani hajgare e punë votash.

Për ju ështe edhe e rrezikshme, edhe hajgare, e edhe punë votash. Por, për mua është vetëm borxh politik dhe padrejtësi historike mos me e zgjidhë këtë proces. Koha ka ardhë.

Por, fatkeqësisht, ‘koalicioni i vendimeve të mëdha’ dhe frikacakëve po udhëheq. Nëse është kështu puna e hajgarexhive!

 

You Might Also Like