Gjilan

Haziri: Myftiun Rexhep Boja do ta kujtojmë përjetë për kontributin e jashtëzakonshëm në lobim për njohjen e Pavarësisë në shtetet e Lindjes së Mesme

Haziri: Myftiun Rexhep Boja do ta kujtojmë përjetë për kontributin e jashtëzakonshëm në lobim për njohjen e Pavarësisë në shtetet e Lindjes së Mesme

Gjilan, 14 shtator 2021 – Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Myftiut të Kosovës dhe ish-ambasadorit të Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së tij.

“E nderuara familje Boja,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Myftiut të Kosovës dhe ish-ambasadorit të Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja.

Myftiun do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në lobim për njohjen e Pavarësisë së Kosovës në shtetet e Lindjes së Mesme.

Me Myftiun Rexhep Boja kemi bashkëpunuar në disa raste për njohjen e shtetit tonë, derisa ishim bashkë edhe në Konferencën Islamike.

Do ta kujtoj gjithmonë si mik të mirë, njeri e intelektual të jashtëzakonshëm.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Boja, Bashkësisë Islame të Kosovës, kolegëve, miqve e farefisit.

Lamtumirë, miku im i shtrenjtë”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.

You Might Also Like