Gjilan

Haziri: Ndërtimi i rrugës Kllokot-Gjilan, i jep dimension zhvillimor Anamoravës

Gjilan, 12 tetor 2020 – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në ceremoninë e hapjes së punimeve të ndërtimit të rrugës Kllokot-Gjilan, ka thënë se ky projekt i madh i jep dimension zhvillimor kësaj pjese të Anamoravës.

“Jam i lumtur që brenda një muaji po e fillojmë projektin e dytë të asksit të rrugëve në lindje të Kosovës. Pas rrugës Gjilan-Prishtinë, sot po e fillojmë ndërtimin e rrugës Kllokot Gjilan, e cila ka impakt të madh dhe i jep dimension zhvillimor komunave të Anamoravës. Mbështetja e Qeverisë në për neve është kritike në zhvillim, jo vetëm në infratrukturë, por edhe në zhvillim në përgjithësi> Faleminderit kryeministrit Hoti për mbështetjen”, ka thënë Haziri.

Kreu i Gjilanit pohoi se po bashkëpunojnë në mënyrën më të mirë në rrafshin regjional, derisa në projekte, BERZH është bërë partneri më i madh në Qeverinë e Kosovës.

“Përpos kolektorëve të ujërave të zeza në gjatësi prej 40 kilometra dhe impiantit, tashmë edhe rrugët po ndërtohen rrugët bashkërisht”, ka shtuar Haziri, teksa ka shtuar se bashkë me

kryetarin e Vititsë, Sokol Haliti, do t’i ndërtojnë rrugët, Ballancë-Kravaricë dhe Letnicë-Stançiq, për t’i dhënë dimension bashkëpunimit lokal, në kuadër të investimeve publike.

Ne ceremoninë e fillimit të punimeve, ka marrë pjesë edhe kryeministri, Avdullah Hoti, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, sikurs edhe përfaqësues të Komunës së Kllokotit e Ministrisë së Pushtetit Lokal.

You Might Also Like