Gjilan

Haziri ngushëllon familjen Ramadani, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Sali Ramadani

 

Gjilan, 29 janar 2018 – Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare dhe ish-deputetit të Parlamentit të Maqedonisë, Sali Ramadani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Ramadani. Në telegram thuhet:

 

“E nderuara familje Ramadani,

 

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-deputetit të Kuvendit të Maqedonisë, Sali Ramadani.

 

Saliun do ta kujtojmë përgjithmonë për vendosmërinë dhe guximin e tij të jashtëzakonshëm, në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

 

Ai u bërgos nga regjimi i atjeshëm për veprimtarinë politike e patriotike, duke qenë shembulli më i mirë për neve se si rezistohet kundër kundër padrejtësive.

 

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve e bashkëveprimtarëve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në telegram.

You Might Also Like