Gjilan

Haziri ngushëllon familjen Shahini me rastin e ndarjes nga jeta të përfaqësuesit të FFK’së në Zvicër, Zekirja Shahini

Haziri ngushëllon familjen Shahini me rastin e ndarjes nga jeta të përfaqësuesit të FFK’së në Zvicër, Zekirja Shahini

Gjilan, 7 maj 2021 – Me rastin e ndarjes nga jeta të përfaqësuesit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në Zvicër, Zekirja Shahini, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Shahini. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familjes Shahini,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të gjilanasit tonë e mikut tim të shtrenjtë, Zekirja Shahini, i cili ishte përfaqësues i FFK’së në Zvicër.

Zekirja Shahinin do ta kujtojmë përgjithmonë se një djalë e profesionist të jashtëzakonshëm dhe atdhetar të madh.

Ai pati jetë të shkurtër, por me vulë e memorie të përhershme në Gjilan, Kosovë e kudo që jetojnë shqiptarët.

Zoti e deshi më shumë se familja e tij, Gjilani e Kosova.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Shahini, kolegëve të FFK’së, shokëve e farefisit.

Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!”, thuhet në telegram.

You Might Also Like