Gjilan

Haziri ngushëllon familjen Shkodra me rastin e ndarjes nga jeta të kryetarit të Bashkësisë Hebreje, Ruzhdi Shkodra

Haziri ngushëllon familjen Shkodra me rastin e ndarjes nga jeta të kryetarit të Bashkësisë Hebreje, Ruzhdi Shkodra

Gjilan, 10 maj 2021 – Me rastin e ndarjes nga jeta të kryetarit të Bashkësisë Hebreje në Kosovë, Ruzhdi Shkodra, kryetari i Komunës së Gjilanit i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së tij.

“E nderuara familje Shkodra,

Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të kryetarit të Bashkësisë Hebreje në Kosovë, Ruzhdi Shkodra.

Ruzhdi Shkodrën do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e madh në avancimin e raporteve mes hebrenjve dhe shqiptarëve

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, komunitetit hebre, shokëve, miqve e farefisit”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.

You Might Also Like