Kamenicë

Haziri ngushëllon Kastratin me rastin humbjes së betejes me COVID-19 të Bersant Rahimaj

Gjilan, 30 korrik 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, I ka dërguar një telegram ngushëllimi kryetarit të Kamenicës, Qendron Kastrati, me rastin e humbjes së betejes me COVID-19 të Bersant Rahimaj. Në telegram, thuhet:

“I nderuar kryetar, miku im, Qendron Kastrati.

Me pikëllim e thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të arkitektit Bersant Rahimaj, 27-vjeçarit që e humbi betejen me COVID-19.

Ky rast na ka prekur të gjithëve sepse Bersanti shkoi në moshën më të mirë nga kjo botë.

Ky rast duhet të na ngjërgjegjësojë të gjithë për t’u mbrojtur nga ky virus i panjohur.

Ju lutem, pranoni ngushëllimet më të sinqerta, ju, familja Rahimaj, shokët e kolegët. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegram.

You Might Also Like