Gjilan

Haziri: Shtëpia e prof. dr. Skënder Gashit në Vjenë, u bë selia e zgjidhjes së statusit të Kosovës

 

Gjilan, 29 qershor 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Gashi, me rastin e ndarjes nga jeta të prof.dr. Skënder Gashi.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të kryetarit shumëvjeçar të LDK’së, udhëheqësit e veprimtarit të çështjes kombëtare në mërgim, prof. dr.  Skënder Gashi.

Profesor Gashi, ka qenë njeriu që i hapi dyert për shqiptarët në Vjenë, për t’u bërë më vonë edhe selia e zgjidhjes së statusit të Kosovës së pavarur.

Urtësia, këshilla, veprimi i matur dhe besimi që krijoi profesor Gashi, do të kujtohen përjetë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, shokëve, kolegëve e bashkëveprimtarëve.

Pusho i qetë në pikën e Kosovës të cilës i kushtove dijen, mundësinë dhe veprimin”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.

You Might Also Like