Zgjedhjet 2019

Haziri: S’ka sallë që i zë ushtarët e Ibrahim Rugovës në Gjilan

Po vazhdon mbështetja masovike për Lidhjen Demokratike të Kosovës në Gjilan. Një tubim  i tillë është organizuar sot nga lagjja Derëmahalla, Iliria dhe Qendra, duke i dhënë mbështetje të fuqishme kandidatëve, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi e Isa Agushi.

Kreu i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, simpatizantët e shumtë i ka përshëndetur me simbolin e tij të njohur të ushtarëve të Ibrahim Rugovës.

“Ushtari i Ibrahim Rugovës nuk është militar, është mësuesi, mjeku, nëna, baba, bujku. Definitivisht, nuk ka sallë që i zë ushtarët e Ibrahim Rugovës në Gjilanin tonë. Ju jeni dëshmia më e mirë se kah është orientuar qyteti jonë”, ka thënë i emocionuar Haziri.

Haziri tha se simpatizantët e LDK’së nuk e ndryshojnë besimin në Zot, familje e atdhe.

Kandidatja për deputete të LDK-së nga Gjilanit, Lirije Kajtazi, u shpreh e bindur se gjenerata e lirisë do ta sjellë zhvillimin, përparimin dhe mirëqenien për secilin.

Kandidati Dr.Imet Rrahmani, pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë atij në karrierë, ka thënë se të gjithë duhet të votojnë më 11 qershor dhe ta fuqizojmë LDK-në, Gjilanin e Anamoravën,

Ndërsa, kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi, duke iu drejtuar të pranishmëve të shumtë, ka kërkuar besimin dhe angazhimin e qytetarëve shtëpi për shtëpi e derë më derë, deri në realizimin e fitores LDK-së, e cila tha do të ndodhë padyshim më 11 qershor.

Në fund  të takimit, të pranishmëve i është drejtuar me një fjalë përshëndetëse kandidati Isa Agushi, duke theksuar se  vetë prezenca e madhe në këtë tubim, është dëshmi se fitorja e Lidhjes Demokratike e Kosovës do të jetë e madhe më 11 qershor.

You Might Also Like