Gjilan

Haziri uron Bashkësinë Islame dhe besimtarët myslimanë​ për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Gjilan, 12 prill 2021 – Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram urimi kryetarit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, me lutjen që ky muaj të përshkohet nga toleranca, mirësia dhe solidariteti.

Në telegram thuhet:

“I nderuar kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan z. Naim Aliu,

Të nderuar qytetarë të besimit islam në Gjilan,

Në emër të kryetarit të komunës së Gjilanit ju uroj me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, në të cilin përpos lutjeve, sakrificës, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj Zotit, po e kalojmë edhe një sfidë të ballafaqimit me pandeminë Covid-19.

Uroj që toleranca, mirësia e solidariteti të përcillen tek të gjithë qytetarët e Gjilanit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Zoti ua lehtësoftë agjërimin”, thuhet në telegramin e urimit të kryetarit Haziri.

You Might Also Like