Gjilan

Haziri viziton Njësinë e Zjarrfikësve, i përgëzon për punën e jashtëzakonshme në kohë pandemie

Gjilan, 27 maj 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka vizituar sot Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, për të parë nga afër punën që bëhet aty.

Kryetari Haziri i ka përgëzuar zjarrfikësit për punën e jashtëzakonshme në kohë pandemie, të cilët që prej 13 marsit të vitit të kaluar e deri sot,kanë bërë dezinfektimin e të gjitha objekteve të administratës, përfshirë edhe shkollat dhe institucionet tjera.

Haziri ka falënderuar, po ashtu, edhe zjarrfikësit vullnetarë, të cilët po e vazhdojnë punën përkundër mos zgjidhjes së statusit të tyre, duke apeluar institucionet përkatëse që sa më parë ta rregullojnë statusin e tyre, duke e pasur parasysh rëndësinë e punës që e bëjnë.

Komandanti i Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Rabit Murseli, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e madhe, përfshirë në renovimin e objektit e pajisjes me sistemin modern të ngrohjes.

Ndryshe, prapa objektit të zjarrfikësve është bërë edhe pastrimi i deponisë ilegale, ku punën e ka kryer në formë vullnetare kompania, Asllani Trans.

You Might Also Like