Sportet me dorë

Hendbollistët e Dritës në kërkim edhe të një fitoreje

Hendbollistët e Dritës e kanë nisur kampionatin më mirë se në vitet e mëparshme, ngase qysh në ndeshjen e parë kanë shënuar fitore ndaj Trepçës me katër gola dallim.

Gjilanasit i pret edhe një ndeshje interesante këtë të shtunë, ku përballë do t’a kenë ekipin nga kryeqendra, Prishtinën. Drita që po e kërkon fitoren e dytë radhazi, tashti kërkon edhe përkrahjen e tifozëve, aq më parë që ekipi ka angazhuar lojtarë cilësorë, me të cilët synon rezultate më të mëdha.

Kjo ndeshje interesante do të luhet këtë të shtunë në Palestrën e Sportve “Bashkim Selishta – Petriti” me fillim në ora 19.

You Might Also Like