KULTURA

“Horizonti” bënë përgatitjet e fundit në shënimin ekskluziv të 40-vjetorit (1981-2021) të daljes së tijë në dritë! 

 

Revista e enigmatëve “HORIZONTI”, organ i Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda”, të Gjilanit, e nis vitin 2021, në 40-vjetorin e sajë, me një eveniment ekskluziv, ku ka ftuar nga mbarë Kosova,  enigmatë dhe dashamirës të enigmave për nderë të përvjetorit të sajë.

Në këtë takim, të premten me date 15 janar 2021, ne objektin e Bibliotekës së Qytetit të Gjilanit, duke filluar prej ores 12-00, do të mbahet një tryezë, ku do të prezantohet historiku dhe të arriturat e enigmatikës shqiptare ne 40-vjet rresht.

Evenimentit do ti prijë doajeni I enigmatikës shqiptare njëkohësishtë themeluesi I Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda”, kryemjeshtri I enigmave dr. Zijadin Hasani

Si rëndom në këto raste, kjo revistë sjell për pjesëmarrës edhe një fletëpalosje kushtuar përvjeorit të revistës “Horizonti|”, me një fjalëkryq klasik të punuar enkas per kete eveniment, nga enigmati ynë, Ismail Gagica.

Në fund te takimit do te ndahen mirenjohje per te gjithe pjesemarresit e ketij evenimenti.

You Might Also Like