Tregti/Turizëm

Hotel “Festimi” thërret pushuesit Kosovar në Durrës

Qyetet nga Shqipëria e në veqanti destinacioni kryesor i pushuesve Kosovar, Durrësi, më nuk do ti ngjaj ndonjë qyteti “fantazmë”,  të gjitha këto i përkasin periudhës së kaluar.

 

Nga sot më nuk do të ketë zona të “kuqe” e të “gjelbërta”, por kufijët në mes Kosovës e Shqiprisë do të jenë të hapur si asnjëherë më parë, ku do të ketë liri pa kufizime.

 

Pandemia COVID -19  ka bërë që kufijët në mes Kosovës e Shqiprisë të jenë të mbyllur tani e 80 ditë. Por, qytetarët nga Shqipëria kishin edhe një fatëkeqësi natyrore, tërmetin e 26 Nëntorin duke shkaktuar dëme të mëdha materiale por edhe fatkeqësi në njerëz.

 

Njëri nga pronarët e Hotelit me pesë kate dhe me 28 dhoma të gjumit, Festim Allajbeu nga Durrësi ka bërë të gjitha përgaditjet për pritjen e turistve Kosovarë në apartmantin e tij cilësor.

 

“Fatmirsisht hoteli im gjatë tërmetit nuk ka pasur dëmtime të mëdha, ajo tani më është e kaluar, ne tani kemi përgadit hotelin siq është më së miri dhe me siguri të madh me të gjitha gjësendet që i nevojiten një pushuesi për tu relaksuar gjatë pushimit të tyre në qytetin e Durrësit, tani shteti ka bërë pllugimin e rërës  dhe dezinfektimin e të gjitha hoteleve dhe bujtinave andaj jemi të përgaditur për ti pritur vëllezërit tanë gjatë pushimeve verore”, ka bërë të ditur Allajbeu.

 

Hoteli “Festimi” gjendet në rrugën Teuta apo siq e quajn pushuesit Kosovar “Pista Kosova”, ku frenkutohet nga mijra njerz gjatë sezonit veror.

 

“Ne edhe në vitet e kaluara kemi pasur shumë musafirë nga Kosova e Maqedonia dhe nga vende tjera, por ky vit do të jetë më i veqant  përshkak përgaditjeve që I kemi bërë, nuk na mungon asgjë, pushuesit në disponim do ti kenë të gjitha gjërat të cilat i bëjn të kalojn qaste të bukura verore, duke filluar me posedimin e kamerave, parkingut, sigurimin e hotelit, sigurimin e pushuesve etj. Pra, ne do të jemi në dispozicion të pushuesve pasiqë ka kërkesa të shumta dhe ju kisha bërë apel të gjithë pushuesve Kosovar që të na kontaktojnë në numrin tonë të telefonit për rezervimet e tyre  e jo ta presin momentin e tyre të fundit”, thekson pronari Festim Allajbeu.

 

Siq dihet shteti Shqiptar nga turizmi në vit inkason rreth 2 miliard euro, ndërsa vizitohet nga rreth 6 milion turist. Ndërsa, Ministri I Turizmit, Blendi Klosi sipas Qeverisë së Shqiprisë pritet që me 6 qërshor ti hap plazhet në shtetin shqiptarë.

Rreth kontaktit për Hotel “Festimi”:

Festim Allajbeu

Hotel “Festimi”

Rruga “Teuta”- Pista Kosova

Nr. Tel +355674502600

 

 

You Might Also Like