Futboll

Humb Vllaznia, por mbetet e treta

Në luftën për vendin e dytë, që dërgon në mënyrë të drejtpërdrejtë në Vala Superligën e Kosovës në Futboll, Vllaznia e Pozharanit është mposhtur në Gjakovë nga Vllaznimi me rezultat minimal 1:0. Pozharanasit mirë janë mbajtur deri në minutën 68, kur kanë pranuar gol, që doli të jetë vendimtar në këtë ndeshje.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar sulmuesi gjakovar Enis Lokaj në minutën 68. Përkundër kësaj humbje Vllaznia mbetet në vendin e tretë, pozitë e cila nuk zbeh gjasat për inkuadrim në rang më të lartë të garave, ngase pozita e tretë jep një mundësi për ndeshje barazhi, me të tretin nga fundi në Superligën e Kosovës.

You Might Also Like