Futboll

Humbin Vllaznia e Dardana

Besa ka triumfuar në derbin e javës së 13-të në Ligën e Parë, teksa e ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Lirisë me rezultat 1-0, raporton Gazetasheshi.com.

Fitore të lehtë regjistroi Arbëria në këtë javë përballë Trepçës, duke e mposhtur me rezultat bindës 6-1.

KEK-u e përmbysi Ramiz Sadikun në shtëpi, ndërkohë që befasinë e javës e shkaktoi Ulpiana, pasi që në udhëtim triumfoi ndaj Dardanës.

Rezultatet përfundimtare:

Vllaznia vs. Drenasi 1-2
Arberia vs. Trepça 6-1
KEK-u vs. Ramiz Sadiku 2-1
Malisheva vs. 2 Korriku 0-1
Vellaznimi vs. Istogu 0-0
Dardana vs. Ulpiana 0-2
Besa vs. Liria 1-0

You Might Also Like